Presidenti ukrainas: Nuk e kemi parë ende tërheqjen e trupave rusë

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 13:30
Presidenti ukrainas: Nuk e kemi parë ende tërheqjen e trupave rusë

Presidenti i Ukrainës ka reaguar për herë të parë pas raportimeve se Rusia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri.

Duke folur për BBC në një bazë të stërvitjeve ushtarake në Ukrainën perëndimore, Volodymyr Zelensky tha: “Të jem i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit dhe nuk kemi parë ende asnjë tërheqje të trupave rusë. Vetëm kemi dërgjuar.”

Ai tha gjithashtu se të gjithë njerëzit presin  de-përshkallëzimin e situatës.

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë që jemi të qetë sepse e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që ka filluar ”, shtoi ai.

Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen do ta shohin të gjithë – jo vetëm ushtria.

“Por tani për tani janë vetëm deklarata.”

(Kosova Sot Online)