1 mijë e 278 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 15:41
1 mijë e 278 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 278 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH është bërë e ditur se deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 804 mijë e 256.

811 mijë e 804 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ndërsa, 94 mijë e 710 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës. Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)