45 vjeçari qëllon me thikë kushëririn e ish-gruas, merr peng taksistin, rrugës grabit edhe karburantin

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 20:30
45 vjeçari qëllon me thikë kushëririn e ish-gruas, merr peng taksistin, rrugës grabit edhe karburantin

Astrit Pukameka në një kohë të shkurtër ka kryer dy plagosje në vende të ndryshme si dhe ka grabitur një karburant.

Në rrugë kryesore ai ka hasur kushëririn e ish-gruas së tij Bardhyl Petjan. Për arsye ende të paqarta ai e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.

Pasi është zhvendosur pak metra më tutje ai ka ndaluar një taksi. Për të vazhduar më tej planin e tij, Astrit Pukamekaka marrë peng taksistin Arjan Shau. Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet dhe ka tentuar që të largohet.

Autori i ka bërë presion me thikë dhe e ka urdhëruar që ta çojë në destinacionin që ai dëshiron. Gjatë rrugës ka hasur në kundërshtinë e taksistit por 45 vjeçari pasi ka arritur në pikën e karburantit e ka plagosur para se të zbresë. Ndalesa ishte në një karburant në fshatin Lekaj.

(Kosova Sot Online)