Ku ishte laboratori i drogës në Suharekë

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 11:29
Ku ishte laboratori i drogës në Suharekë

Policia e Kosovës ka realizuar dje një aksion antidrogë në rajonin e Suharekës, konkretisht në fshatin Shirokë.  Me këtë rast është bërë identifikimi dhe konfiskimi i mbi 31 kilogramëve të drogës në një mulli në Suharekë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë rast janë arrestuar gjashtë persona, dy kosovarë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Të njëjtit në një mulli ( laborator i improvizuar) kishin kultivuar bimë narkotikë të llojit kanabis sativa, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e 1300 bimëve të kanabisit që ishin në proces të rritjes, 31.789 kg marihuanë, dy peshore, tri automjete, gjashtë telefona mobil, një DVR dhe disa gjëra të tjera që lidhen me veprën në fjalë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)