Besnik Tahiri: Nuk ishte e planifikuar lëshimi i sallës, i dhamë mesazh Kurtit që të mos abuzojë

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 13:54
Besnik Tahiri: Nuk ishte e planifikuar lëshimi i sallës, i dhamë mesazh Kurtit që të mos abuzojë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se lëshimi i sallës s’ka qenë i planifikuar nga opozita por erdhi si pasojë e fjalimit të kryeministrit Kurti.

“Ishte një ngjarje që meriton respekt mirëpo nuk ishte e planifikuar nga ne, por që u kthye në një seancë të komunikimit politik e që nuk do të duhej të jetë kështu përshkak se seanca të tilla e kanë vetëm një qëllim shprehjen e falënderimit”, tha Tahiri.

“Fliste për çështje që nuk do të duhej në një seancë festive, vendimi ynë është veprim politik për t’i dhënë porosi që të mos abuzohet me një ditë historike siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha Tahiri para mediave.

(Kosova Sot Online)