Lëshohen bomba mbi qytetin ukrainas, pamje nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 14:26
Lëshohen bomba mbi qytetin ukrainas, pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar mbi lëshimin e disa predhave mëngjesin e sotëm në zonën e kontaktit mes rebelëve të mbështetur nga Rusia si edhe ushtrisë së Ukrainës, gjë që rriti frikën se kjo mund të përdorej si shkak për mësymjen e ushtrisë ruse.

Rrebelët dhe ushtria ukrainase kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta mbi burimin e këtyre predhave ku secila palë ka akuzuar tjetrën, por disa foto të nxjerra sëfundmi nga gazetarë të pavarur tregojnë se predhat kanë ardhur nga zona e rebelëve.

Autoritetet ukrainase e kanë vlerësuar këtë një akt të posaçëm për të krijuar një shkak që çon në futjen e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Siç duket edhe në foto, drejtimi i shpërthimit të predhës tregon se ajo është lëshuar nga një artileri nga ana e rrebelëve shprehet Eliot Giggings, një ndër krijutesit e platformës së famshme “Bellingcat”, e cila është e specializuar në verifikimin e fakteve përmes geolocation.

Rusia është shprehur se ka tërhequr trupat nga kufiri me Ukrainën, gjë që NATO dhe SHBA-të e mohojnë. Madje, autoritetet britanike shkojnë edhe më tej duke thënë se në fakt, trupat ruse në kufi me Ukrainën janë shtuar gjatë këtyre dy ditëve të fundit duke dhënë alarmin për një pushtim të mundshëm rus, i cili mund të nisë edhe si një reagim ndaj këtyre bombardimeve. 

(Kosova Sot Online)