“Sulm me armë kimike dhe varr masiv”, Blinken: Rusia po fabrikon një pretekst

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 19:07
“Sulm me armë kimike dhe varr masiv”, Blinken: Rusia po fabrikon një pretekst

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë t’i qëndrojnë idesë se Rusia është duke fabrikuar një pretekst për të sulmuar Ukrainën, mbase dhe ditët e ardhshme.

Deklarata më e fundit për këtë qëndrim vjen nga sekretari i Shtetit, Blinken, i cili “paralajmëroi” se Rusia mund të shkaktojë dhe një sulm brenda territorit të saj me shumë viktima për t’i hedhur fajin më pas për këtë gjë Ukrainës.

(Kosova Sot Online)