Po e rrihte vazhdimisht nënën e saj, arrestohet një femër në Pejë

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 09:38
Po e rrihte vazhdimisht nënën e saj, arrestohet një femër në Pejë

Një femër në Pejë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

E njëjta ka përfunduar në pranga nën dyshimin për veprën penale “dhunë në familje”.

Siç njofton policia, ajo dyshohet se në vazhdmësi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)