Rikthehet në funksion aplikacioni ku mund t’i përcillni oraret autobusëve të Trafikut Urban

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 10:44
Rikthehet në funksion aplikacioni ku mund t’i përcillni oraret autobusëve të Trafikut Urban

Trafiku Urban ka njoftuar se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil për monitorimin e qarkullimit të autobusëve.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Trafiku Urban ka njoftuar se qarkullimi i autobusëve përmes aplikacionit mund të monitorohet në kohë reale.

“Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mund të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së.”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)