Përhapë panik Shefqet Krasniqi: Kiameti është afër, ja faktet

  • G.G /
  • 18 February 2022 - 13:50
Përhapë panik Shefqet Krasniqi: Kiameti është afër, ja faktet

Imam Shefqet Krasniqi ka deklaruar se fundit i botës është shumë afër. Ai tha të janë të gjitha shenjat e kiametit, nga zhveshja, lakuriqësia e femrave deri te lejimi i ndërtimit të objekteve të mëdha.

“Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014″.

“Ne si njerëz nuk e dimë saktë se kur do të ndodhë kiameti, nga që çështja e kiametit në mënyrë specifike i përket vetëm të madhit Zot. I madhi Zot ka lënë shenja të mëdha dhe të vogla të kiametit. Së pari, vijnë shenjat e vogla që janë me dhjetëra dhe me qindra, të cilat i kam përmbledhur në libër. Shenja e parë e vogël e kiametit është ardhja e profetit Muhamed”, thotë Krasniqi.

“Ai e ka thënë vetë: “Jam dërguar unë”. Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: Vdekja e profetit Muhamed, përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme. Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve”, deklaroi ai 

Sipas Krasniqit çdokush duhet të frikësohet nga vdekja.

“Duhet t’i frikësohet. Është normale me iu frikësu vdekjes, vec kush të rren, se dekës është normale me iu frikësu., Është normale ngase mënyra se si të gjen vdekja, mënyra se si të del shpirti dhe më e rëndë se kjo është ajo se çfarë bëhet me neve pasi vdesim”, deklaroi ai.

Më tutje hoxha tha se ka shkruar shumë libra për vdekjen por se nuk e di se si është pa e përjetuar.

“Kam shkruar libra për vdekjen, por se kam përjetuar. Pa e përjetu veç flet njeri, nuk mundesh veç në mënyrë figurative, shkencore po jo në mënyrë reale. O pasha Zotin boll zor është me vdekë. Mjafton një element, le të jetë njeriu në kënaqësitë më të mëdha, në vuajtjet më të mëdha, në dhimbjet më të mëdha në momentin që ballafaqohet me vdekje krejt ato kënaqësi i ndërpriten në krahasim me këtë që është t’u e përjetu”, tha ai në ATV.

(Kosova Sot Online)