Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 10:51
Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 123 pacientë janë të hospitalizuar nga Covid-19, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi janë 85 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë.

Më së shumti pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, gjithsej 54.

Njoftimi i plotë:

123 pacientë të spitlizuar nga  Covid-19

Bazuar në raportet e datës 19 shkurt 2022 të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalete përgjithshme, 123 pacientë po trajtohen nga Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 85 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 54 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 2 pacientë 

Spitali i Prizrenit,13  pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)