Rreth 6 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 10:56
Rreth 6 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka shënuar rënie.

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive është 5 mijë e 961.

Me më së shumti raste aktive prin Prishtina me 1 mijë e 305 raste aktive, pasuar nga Peja me 428 raste, Ferizaj 400, Prizreni me 397 raste, njëjtë edhe Gjilani me 397 raste, Podujeva me 260 raste, Lipjani me 257 raste, dhe komunat tjera në radhë me më pak raste.

Në 24 orët e fundit 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Ndërkohë janë shëruar mbi 700 pacientë. 

(Kosova Sot Online)