Emisari Lajcak takon presidentin Gjukanoviq, flasin për rrugën euro-atlantike të Malit të Zi

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 11:01
Emisari Lajcak takon presidentin Gjukanoviq, flasin për rrugën euro-atlantike të Malit të Zi

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Lajcak ka shkruar se me Gjukanoviqin janë pajtuar që Mali i Zi të qëndrojë në rrugën euro-atlantike.

“Pata një takim të mirë me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq mbrëmë. Ramë dakord për rëndësinë që Mali i Zi – si një vend kryesor në proceset e anëtarësimit  – të qëndrojë me vendosmëri në rrugën e tij euro-atlantike dhe të bëjë përparim të vërtetë në reforma pa vonesa”, ka shkruar Lajcak.

(Kosova Sot Online)