Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 12:43
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Një 78 vjeçar është gjetur i vdekur sot në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të sqaruar në plotësi se si ka ndodhur rasti.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai

(Kosova Sot Online)