Deputeti i VV-së del kundër propozimit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 16:18
Deputeti i VV-së del kundër propozimit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja thotë se qëndrimi i partisë së tij lidhur me tërheqjen edhe të një pjese të parave nga Trusti Pensional nuk duhet të lejohet.

“Nëse ka ardhur ky propozim nga PDK-ja, unë mendoj që është një propozim i varfër intelektualisht. Demonstron mosnjohuri konceptuale siç e karakterizon PDK-në qe një kohë të gjatë. E vërteta është që qytetarët e Kosovës kanë vështirësi në këtë kohë. Mirëpo, Qeveria duhet të përdorë mekanizma të tjerë të politikës fiskale jo të ngriten pritje në formë të propagandës që i mundëson ose të krijojë përshtypje sikurse ajo lejohet”.

“Trusti Pensional është i dizajnuar në atë mënyrë që të kursejnë qytetarët që të përballojnë konsumin pas moshës 65-vjeçare. Nëse i shikoni të gjitha raportet ndërkombëtare, kjo është bërë një herë, por që nuk duhet të lejohet në të ardhmen dhe e kuptoj që çfarëdo që kanë nevojë qytetarët është mirë që qeveria t’i adresojë ato përmes transfereve sociale, jo duke abuzuar me Trustin Pensional”, ka deklaruar Muja për Ekonomia Online.

Teksa foli për kritikat që janë shpeshtuar në opinion, Muja tha se këto janë propaganda të PDK-së, me ç’rast i ftoi edhe të tjerët të mos bëhen pjesë e saj ndaj Qeverisë Kurti.

“Qëndrimi i VV-së edhe në të kaluarën edhe tash është i njëjtë që kjo praktikë nuk duhet të lejohet. Çdo mungesë e likuiditeti është trajtuar nga qeveria Kurti përmes shtimit të plus 200 milionë eurove transfereve sociale dhe subvencioneve. Nëse ka nevojë ajo do të adresohet në të ardhmen edhe përmes shtesave të tjera, por jo duke ngritur pritje për tërheqjen nga Trustit Pensional. Nuk duhet të jeni pjesë e propagandës së PDK-së kundër Qeverisë 6”Ne e kuptojmë që ka vështirësi në Kosovë dhe qeveria Kurti ka filluar t’i adresojë. Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet të ofrojë perspektivë për të rinjtë. Gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së, mbi gjysma e të rinjve kanë shprehur dëshirë që të largohen jashtë vendit. Dhe kjo vështirësi vazhdon të jetë, por Qeveria Kurti ka marrë masa që nga viti i ardhshëm t’i adresojë këto problematika, si punësimin e të rinjve dhe mbështetjen për biznesin e grave. Rritja ekonomike është rekord këtë vit 9.9 për qind”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)