
E zhdukur prej ditësh, gjendet e vdekur aktorja amerikane në Los Angeles

Një aktore amerikane që ishte zhdukur prej disa ditësh në Los Angeles, është gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm. Lindsey Pearlman, 43 vjeç, u raportua e zhdukur të dielën pasi nuk u kthye në shtëpi, tha policia e Los Anxhelosit.
Trupi i saj është gjetur disa kilometra larg lagjes të Hollivudit Lindor, ku dhe jetonte.
Deri më tani nuk dihen arsyet e vdekjes ndërsa autoritetet janë në pritje të autopsisë.
43-vjeçarja kishte lindur në Chicago dhe kishte luajtur në disa seriale televizive në SHBA si “Chicago Justice” e “The Ms. Pat Show”.
(Kosova Sot Online)