Një grua lëndohet në derë të autobusit në Prishtinë, rasti hapet në polici

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 09:39
Një grua lëndohet në derë të autobusit në Prishtinë, rasti hapet në polici

Një grua ka pësuar lëndime trupore duke hyrë në autobus në Prishtinë, më pas e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti në polici është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHEM /Prishtinë 19.02.2022 – 15:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se është lënduar deri sa ishte duke hyrë në autobus (në derë të autobusit). Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar.


(Kosova Sot Online)