Bie numri i pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale me COVID-19, kjo është gjendja e tyre

  • E. /
  • 21 February 2022 - 10:32
Bie numri i pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale me COVID-19, kjo është gjendja e tyre

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 126 pacientë po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, 91 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 55 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

(Kosova Sot Online)