Po humbet kohë e vlefshme pa lobuar për sigurimin e njohjeve të reja për shtetin

Po humbet kohë e vlefshme pa lobuar për sigurimin e njohjeve të reja për shtetin
Po humbet kohë e vlefshme pa lobuar për sigurimin e njohjeve të reja për shtetin

Muhamet Kelmendi

  • 21 February 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Ka kohë që po dëgjojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës se po punohet apo është ndërtuar strategjia për njohje të reja të shtetit të Kosovës.

Kjo e thënë ka marrë kohë qe një vit. Duket edhe më gjatë.Nuk dihet fare se çka është punuar nga MPJD në këto kohët e fundit. Në Kosovë nuk po dihet aktiviteti diplomatik dhe as kjo strategji, edhe pse ndërtimi i strategjisë nuk e pengon punën e MPJ dhe të Diasporës.

Askush nuk sheh ndonjë punë konkrete. Ka vazhduar njëjtë veprimtaria, pa suksese. MPJ dhe e Diasporës ka fjetur qe një vit. Ajo fare nuk është ndier e gjallë në aktivitet. Nuk shihen fare punët e saja. Nuk kemi njohje të reja. Kemi pasivizim të njohjeve. As anëtarësimet në ndonjë organizatë rajonale a evropiane, përtej oqeani nuk është bërë. Është bërë bajat fjala strategji. Disa njohjet të shtetit të Kosovës janë pasivizuar. Reagime nga MPJD nuk kemi. Nuk ka as të dhënë të qarta.MPJD i ka fshehur të dhënat.

Nuk ka raportuar mbi zhvillimet e kësaj ministrie dhe punën e bërë apo për mos punën.Ajo që dihet janë largimet e shumë diplomatëve nga puna dhe vendosja e shumë të tjerëve në listën e diplomatëve. Për tjetër gjë nuk ka të dhëna. Kudo nëpër Evropë e qendra të vendosjes nuk kemi prezencë të Kosovës. As në Bruksel, në Londër e në Paris, në Berlin a në Vjenë, në Vashington, nuk ka veprime të diplomacisë së Kosovës. Për më shumë se me vite të tëra është një heshtje totale e Kosovës.

Është një tërheqje pa asnjë veprim. Kemi një dështim. Natyrisht se strategji duhet të ketë kjo ministri, si çdo ministri tjetër dhe tërësisht Qeveria.Mirëpo, kjo nuk e pengon asnjë dikaster të Qeverisë në punë. Shteti duhet të funksionoj. Mungesa e strategjisë nuk e ndalë punën. Çdo herë dhe në çdo kohë duhet të funksionojnë dikasteret. Tërë ministritë janë në punë. Ajo nuk ndalet.Thjeshtë është vetëm një arsyetim bajat për dështimet e mëdha të MPJ-së dhe të Diasporës. Me dështimet e tilla kudo do të kërkohej dorëheqja e ministrit. Arsyetim për dështime nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".