Kësaj moshe i takon viktima e sotme e COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 15:46
Kësaj moshe i takon viktima e sotme e COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Nga MSH kanë treguar se viktimë është një grua mbi 80 vjeç nga Komuna e Podujevës.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 101 raste të reja me COVID-19.

36 të infektuar janë nga Komuna e Prishtinës, 9 nga Komuna e Prizrenit, 9 Ferizajt, 7 Gjakovës dhe 7 Gjilanit.

(Kosova Sot Online)