Ngjarje e rëndë në Rahovec: Burrit ia vendosin një granatë dore në oborrin e shtëpisë

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 10:00
Ngjarje e rëndë në Rahovec: Burrit ia vendosin një granatë dore në oborrin e shtëpisë

Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar ia ka vendosur në oborrin e shtëpisë një granatë dore dhe paraprakisht është kanosur me armë nga ai.

Rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka sekuestruar granatën e vendosur në oborrin e viktimës, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me  dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Fsh. Drenovc, Rahovec 21.02.2022-02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të  mëhershme, i dyshuari mashkull  kosovar duke e kanosur me armë zjarri ,në oborrin e tij i ka vendosur një granat dore e cila është sekuestruar ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me  dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)