Të ndarë / të bashkuar përballë presionit ndërkombëtar për Asociacionin e komunave serbe

Të ndarë / të bashkuar përballë presionit ndërkombëtar për Asociacionin e komunave serbe
Të ndarë / të bashkuar përballë presionit ndërkombëtar për Asociacionin e komunave serbe

Blerim Burjani

  • 22 February 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Projekt-rezoluta për pozitën e serbëve në Kosovë që është dërguar në Parlamentin Evropian nga eurodeputetja franceze, Dominique Bilde si dhe një anëtare e delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor, është një alarm serioz i cili duhet ta mobilizon Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por edhe gjithë lidershipin politik kosovare.

Kjo propozim Rezolutë që u sponsorizua dhe propozua nga eurodeputetja franceze është një lloj presioni shtesë që do ti bëhet Kosovës në ditët dhe në muajt në vijim, nuk do të jetë fare e lehtë të ballafaqohemi me këtë presion. Bazuar në atë që po ndodhë, ku të gjithë faktorët ndërkombëtar janë bërë bashkë që ta detyrojnë Kosovën që ta themeloj Asociacionin, këtë mekanizëm që vlerësohet në Kosovë si rrezik i bosnjizimit të shtetit të vogël të Kosovës edhe me kilometra edhe me banor.

Problemet po vijnë duke u rritur. Po duket sikur me qenë një lloj mobilizimi për ta detyruar Kosovën që më në fund ta themeloj një model të asociacionit, e këtë Kurit nuk do ta bëjë në asnjë mënyrë. Në këtë situatë vjen në konsiderim edhe fati i Qeverisë së tanishme të Kosovës, se çfarë është epilogu, ose rënia e Qeverisë ose marrëveshje me opozitën në Kosovë për ta themeluar një asociacion pa kompetenca ekzekutive, për të mos ndodhur që të imponohet një asociacion i gatshëm e pastaj për të bërë edhe gjëra të tjera. Edhe asociacionin e “kotë”, pa kompetenca ekzekutive serbët nuk do të pranojnë kurrë në Beograd. Ky mos pajtim vjen nga fakti se të gjithë po thonë le të vendosin palët se çfarë modeli e duan të jetë e asociacioni, e deri te pajtimi mes palëve, nëse nuk ka një imponim detyrua nga palët në ndërmjetësim nuk mundë të paramendohet se do të arrihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".