PDK-ja kërkon komision hetimor parlamentar për sektorin energjetik

  • G.G /
  • 22 February 2022 - 11:08
PDK-ja kërkon komision hetimor parlamentar për sektorin energjetik

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të formohet një komision hetimor parlamentar për, siç kanë thënë, “keqmenaxhimin e kësaj Qeverie në sektorin energjetik të vendit”.

Kjo është kërkuar në emër të PDK-së sot në Kuvendin e Kosovës, nga deputeti Ferat Shala, i cili ka kërkuar që pozita dhe opozita të bëhen bashkë për të shpalosur, sipas tij, keqmenaxhimin e Qeverisë në sektorin e energjisë.

“Në emër të PDK-së u kërkojmë që të ngrenë një komision hetimor parlamentar, ku bashkërisht pozitë dhe opozitë do të shpalosim të vërteten dhe keqmenaxhimin e kësaj Qeverie në sektorin energjetik të vendit”, ka deklaruar Shala.

(Kosova Sot Online)