Çmimi i rrymës në 'hava', por KEK-u 's'mërzitet' (Dokument)

  • G.G /
  • 22 February 2022 - 11:39
Çmimi i rrymës në 'hava', por KEK-u 's'mërzitet' (Dokument)

Qytetarët kosovarë tash e disa muaj janë përballur me mungesë të energjisë elektrike. Për më tepër para pak ditësh kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë, të cilat do ta rëndojnë edhe më tepër xhepin e kosovarëve.

Por Korporata Energjetike e Kosovës ani seherë pas here për rënien e blloqeve nga sistemi, po njofton edhe se po furnziohet me pajisje luksoze.

Së fundmi KEK, ka shpenzuar afër 1 mijë euro për blerjen e një laptopi.

Në dokumentin që e ka parë Syri.net Kosova, KEK ka vendosur të shpenzoj gjatë kësaj jave 980 euro, për blerjen e një laptopi.

Perfomancat e laptopit janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, derisa nuk është bërë e ditur se për çfarë arsyje është bërë ky furnizim.

Kontratën e ka fituar kompania 'Data Com" me seli në Prishtinë.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës:

(Kosova Sot Online)