Rrahje masive në Prishtinë, katër persona bëhen për spital

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 08:53
Rrahje masive në Prishtinë, katër persona bëhen për spital

Shtatë meshkuj janë rrahur pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre, katër nga ta kanë pranuar trajtim mjekësor.

Nga kjo shifër, pas intervistimit, vetëm një është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Xhevdet Doda, Prishtinë 22.02.2022-14:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  janë rrahur mes veti  shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar.

(Kosova Sot Online)