Gjykata merr vendim për personin që i vendosi granatë dore rahovecasit në oborrin e shtëpisë

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 10:00
Gjykata merr vendim për personin që i vendosi granatë dore rahovecasit në oborrin e shtëpisë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas kërkesës, “me datën 21 shkurt 2022 në fshatin Drenoc Komuna e Rahovecit, i pandehuri A. B., seriozisht kanos të dëmtuarin B. G., në atë mënyrë që natën kritike rreth orës 02:10min të mëngjesit, pasi e kishte thirre në telefon por që nuk kishte marrë përgjigje nga i dëmtuari, me automjetin e tij i shkon tek shtëpia ku pasi parkohet, ka dal nga vetura dhe ka gjuajtur në oborrin e të dëmtuarit një granat dore duke e thirre sërish në telefon, ashtu që me të dal i dëmtuari nga shtëpia, i njëjti e kanos me armën që e mbante në dorë”, njofton gjykata.

Sipas gjykatës, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ” Kanosja” në vazhdimësi dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 21 mars 2022.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)