Burri nga Shqipëria vodhi veturën e kosovarit, kapet në autostradën Ibrahim Rugova

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 10:18
Burri nga Shqipëria vodhi veturën e kosovarit, kapet në autostradën Ibrahim Rugova

Një person i gjinisë mashkullore është ndaluar nga policia në autostradën Ibrahim Rugova, pasi dyshohet se ka vjedhur veturën nga një kosovar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E VETURËS – GJETJE /Vermicë (Autostrada I. Rugova) 22.02.2022-22:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar automjetin , të cilin ia kishte vjedhur viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)