Zëvendëskryeministri Bislimi tregon çka bisedoi dje në Bruksel me Emisarin Lajçak

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 10:43
Zëvendëskryeministri Bislimi tregon çka bisedoi dje në Bruksel me Emisarin Lajçak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qëndruar dje në Bruksel ku ka pasur takim me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Në kryeqytetin evropian është diskutuar për personat e zhdukut dhe energjinë.

“Në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Tutje bëhet e ditur se grupet punuese për targat e veturave kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare.

“Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të veturave. Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)