Pasuria luksoze e Hajredin Kuҫit me tri paga, honorare, shtëpi e banesë në Shqipëri

  • G.G /
  • 23 February 2022 - 10:44
Pasuria luksoze e Hajredin Kuҫit me tri paga, honorare, shtëpi e banesë në Shqipëri

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajredin Kuҫi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar se është deputet, profesor në Universitetin e Prishtinës, atë të Pejës, e poashtu merr të ardhurat edhe nga honorare të ndryshme.

Tek pasuria e paluajtshme, Kuҫi ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerën 168 mijë euro, një shtëpi vikendi në vlerën 60 mijë euro dhe banesë në Shqipëri në vlerë 25 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedon dy vetura, njërën në vlerën 13 mijë euro dhe tjetrës nuk i ka caktuar vlerë.

Paratë e kursyera të tij kanë vlerën mbi 32 mijë euro.

Të hyrat vjetore të tij duke marrë pagë në Universitetin e Prishtinës, atë të Pejës, nga Kuvendi, honorare nga një universitet privat dhe honorare nga Maqedonia dhe HRP, duke përshirë edhe pagën e bashkëshortes së tij nga UP-ja, arrijnë në vlerën mbi 53 mijë euro.

(Kosova Sot Online)