Ukraina do ta shpallë gjendjen emergjente në tërë territorin

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 12:19
Ukraina do ta shpallë gjendjen emergjente në tërë territorin

Zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se vendi i tij do ta shpallë gjendjen emergjente në tërë territorin, përpos rajoneve Donetsk e Luhansk, ku kjo gjendje është në fuçi nga viti 2014.

Danilov-I shtoi se gjendja emergjente do të zgjasë 30 ditë dhe mund të shtyhet edhe për 30 ditë të tjera, shkruan Reuters.

Separatistët pro-rusë kanë nën kontroll një pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk që nga viti 2014. Këtë javë, Rusia i njohu këto dy rajone si shtete të pavarura dhe e miratoi shfrytëzimin e trupave jashtë vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka thirrur në detyrë ushtarët rezervistë të vendit të tij dhe ka paralajmëruar se Ukraina mund të përballet me betejën për ekzistencë.

Ai e përjashtoi mundësinë e mobilizimit të përgjithshëm në fjalimin që e mbajti në mbrëmje para popullit. Megjithatë, vendimi për t’i kthyer rezervistët në detyrë aktive është një shenjë e mëtejmë se Ukraina është duke u përballur për përleshje të mundshme ushtarake me fqinjën e saj, shkruan The Guardian.

(Kosova Sot Online)