Këto video po përdoren nga Putini si pretekst për ta pushtuar Ukrainën

  • S.A /
  • 23 February 2022 - 13:38
Këto video po përdoren nga Putini si pretekst për ta pushtuar Ukrainën

Njohja e pavarësisë së të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, vlerësohet si një lojë politike e inskenuar me kujdes. Putin kishte bërë më parë një prezantim të gjatë dhe të detajuar mbi pikëpamjen e tij për pavarësinë e Ukrainës si një gabim i madh historik dhe padrejtësi ndaj Rusisë, dhe zyrtarët e lartë rusë kishin luajtur paraprakisht rolin e tyre duke bërë një sërë akuzash bombastike kundër Ukrainës dhe Perëndimit.

Por lajmet nga Rusia për “sulmet” ndaj renegatit, të kontrolluar nga separatistët rusë, luajtën një rol kyç në vendimin e gjerë të Moskës për t’i futur trupat ruse në territorin e pushtuar ukrainas si një “forcë paqeruajtëse”.

Ato raporte u publikuan nga ushtria dhe qeveria ruse. Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëruan më parë se Rusia do të akuzonte për sulme të rreme në territorin separatist në Donbas ose në territorin e vetë Rusisë, dhe më pas do t’ia atribuonte atë ukrainasve si një pretekst për ta pushtuar shtetin fqinj. 

Të njëjtin vlerësim kanë bërë edhe shërbimet e inteligjencës ukrainase, duke thënë se kanë informacione se separatistët rusë kishin vendosur eksplozivë në disa lokacione në Donbas, pikërisht me qëllimin e falsifikimit të sulmeve që do t’ua atribuonin ukrainasve. 

“Ne nuk e dimë saktësisht se si do të shkojnë gjërat. Por ja çfarë mund të presë bota. Së pari, Rusia planifikon ta krijojë një justifikim për të sulmuar… Nuk e dimë saktësisht se si. Mund të jetë një bombardim brenda Rusisë. Një zbulim imagjinar i një varri masiv, një sulm i organizuar me dron ndaj civilëve ose një sulm i rremë, dhe ndoshta edhe një sulm i vërtetë me armë kimike”, paralajmëroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të enjten.

(Kosova Sot Online )