SHBA do të lëvizë trupat brenda Evropës

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 14:30
SHBA do të lëvizë trupat brenda Evropës

Pas fjalimit të Presidentit Biden, Pentagoni ka konfirmuar lëvizjet e trupave amerikane brenda Evropës në përgjigje të situatës në Ukrainë. Rreth 800 ushtarë këmbësorie do të vendosen nga Italia në rajonin e Balltikut dhe deri në tetë avionë luftarakë F-35 në krahun lindor të NATO-s, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

SHBA do të dërgojë gjithashtu 32 helikopterë sulmues AH-64 Apache në rajonin Baltik dhe në Poloni, tha një zyrtar qeveritar raporton “BBC”.  

(Kosova Sot Online)