1 mijë e 5 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 15:15
1 mijë e 5 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 5 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 809 mijë e 730.

814 mijë e 299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa 96 mijë e 643 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, bëhet e ditur nga MSH.

(Kosova Sot Online)