Askush nuk fluturon mbi Ukrainë për shkak të sulmit rus

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 09:31
Askush nuk fluturon mbi Ukrainë për shkak të sulmit rus

Një imazh nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve nga Flightradar24 tregon hapësirën ajrore pothuajse të zbrazur mbi Ukrainën dhe Rusinë perëndimore dhe avionët në zonë që qëndrojnë larg kësaj vije kufitare.

Në orët e para të mëngjesit, Autoriteti i Aviacionit të Ukrainës nxori një njoftim për kufizimin e hapësirës ajrore të vendit, duke përfshirë këtu rajonet e Kievit, Dnipro, Lviv, Odessa and Simferopol.

Edhe rregullatorët europianë të aviacionit paralajmëruan se të gjithë avionët civilë që mund të fluturojnë pranë Ukrainës mund të jenë të rrezikuar nga ndonjë sulm.

(Kosova Sot Online)