“FlightRadar24” tregon hapësirën ajrore të zbrazët mbi Rusi dhe Ukrainë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 09:43
“FlightRadar24” tregon hapësirën ajrore të zbrazët mbi Rusi dhe Ukrainë

Ukraina të enjten e mbylli hapësirën e vet ajrore për fluturime civile, duke e cituar rrezikun e lartë ndaj sigurisë, ndërsa rregullatori evropian i aviacionit gjithashtu paralajmëroi për rrezik për fluturimet në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë për shkak të aktiviteteve ushtarake.

Fotografia nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve “Flightradar24” tregojnë kryesisht hapësirën ajrore të zbrazët mbi Ukrainë dhe Rusi, me avionë në zonë që largohen nga rajonet kufitare.

Autoritetet e aviacionit të Ukrainës pak orë më parë lëshuan një njoftim që kufizonte hapësirën ajrore të vendit, duke mbuluar rajonet rreth Kievit, Dnipros, Lviv, Odessa dhe Simferopol.

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit paralajmëruan gjithashtu se çdo avion civil pranë kufirit ukrainas mund të përballet me “rrezik të lartë” për t’u shënjestruar.

(Kosova Sot Online)