
Lexoni edhe:
Shtatë të vdekur pas bombardimeve ruse, 19 të zhdukur
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton për zonat që do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 10:00-17:00.
Ekipet teknike gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në rrjet, në një pusetë ( në ujëmatës zonal) në lagjen” Tophane ” në Prishtinë.
Shtatë të vdekur pas bombardimeve ruse, 19 të zhdukur Lexoni edhe:
“Si rrjedhojë e këtij intervenimi pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00-17:00 do të mbesin: Një pjesë e lagjes Tophane, rruga” Lidhja e Prizrenit”, rruga” Lidhja e Lezhës”, rruga” Sami Plakolli” ,rruga” Ilir Konushevci” dhe disa rrugica në afërsi të zonave. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe gjithçka po realizohet në përmirësim të shërbimeve infrastrukturës ujore”, thuhet në njoftim,
(Kosova Sot Online)