Mbetjet e raketave shihen në qendër të qyteteve të Ukrainës, bie poshtë pretendimi i ushtrisë ruse

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 10:35
Mbetjet e raketave shihen në qendër të qyteteve të Ukrainës, bie poshtë pretendimi i ushtrisë ruse

Janë publikuar disa video që tregojnë gjendjen në disa qytete të Ukrainës, pasi raketat ruse goditën zonat e populluara, pavarësisht pretendimeve të ushtrisë ruse se po synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake të vendit fqinj, të cilin ka nisur ta pushtojë.

Pamjet nga qyteti i Kharkivit treguan atë që dukej të ishte pjesa e bishtit të një rakete të lëshuar.

Ngarkesa e raketës dështoi të shpërthente gjatë përplasjes dhe ajo mbeti jashtë trotuarit afër një kishe ortodokse, raporton The Guardian.

CIT, një grup kërkimr, konfirmoi se videoja u xhirua në Kharkiv dhe se pjesa e identifikuar i ngjante një rakete Smerch. Përdorimi i atyre raketave kundër qendrave të popullsisë është një “krim lufte”, thotë CIT.

(Kosova Sot Online)