Konjufca: E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 10:44
Konjufca: E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar agresionin e Rusisë mbi Ukrainën.

Konjufca e ka quajtur këtë moment sfidues për paqen globale dhe të drejtën ndërkombëtare.

Më tutje, kryeparlamentari ka thënë se Kosovës solidarizohet me Ukrainën.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës. Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndëkombëtare, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. 

(Kosova Sot Online)