Britania paralajmëron sanksione tjera ndaj Rusisë, Johnson në takim urgjent për gjendjen në Ukrainë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 11:07
Britania paralajmëron sanksione tjera ndaj Rusisë, Johnson në takim urgjent për gjendjen në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka thirrur konferencë për media në lidhje me sulmin ushtarak rus në Ukrainë, raporton BBC.

Johnson pritet të shpall sanksione të reja kundër Rusisë pas diskutimeve urgjente të Cobra-s me ministrat këtë mëngjes.

Fjalimi do të pasohet nga një deklaratë për deputetët në Dhomën e Komunave në orën 17:00.

Në një postim në Twitter, Johnson tha se Putini kishte “zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje” dhe u zotua të “përgjigjej me vendosmëri” në bashkëpunim me aleatët.

Raundi i parë i sanksioneve, i shpallur të hënën, kishte në shënjestër pesë banka ruse dhe tre miliarderë rusë, asetet e të cilëve ishin ngrirë.

Më herët, ministri i Ministrisë së Jashtme, James Cleverly, paralajmëroi për “sanksionet më të mëdha dhe më të rënda ekonomike” që Rusia kishte parë ndonjëherë si përgjigje ndaj sulmit ndaj Ukrainës.

(Kosova Sot Online)