Kina mbyll sytë para sulmit rus ndaj Ukrainës, refuzon ta quajë pushtim

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 11:10
Kina mbyll sytë para sulmit rus ndaj Ukrainës, refuzon ta quajë pushtim

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës ka refuzuar që sulmin rus ndaj Ukrainës ta quajë pushtim, duke e cilësuar këtë fjalë si “formulim të paramenduar”.

Ajo e përsëriti pozicionin e mëhershëm të Pekinit zyrtar, duke bërë thirrje për dialog dhe bisedime për uljen e tensioneve dhe për ta parandaluar mundësinë që situate të dalë nga kontrolli, shkruan “New York Times”.

Rusia filloi operacione ushtarake në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit të enjten. Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes një deklarate se ushtria ruse nuk është duke kryer sulme ndaj qyteteve ukrainase.

“Armë me precizitet të lartë po e bëjnë të paoperueshme infrastrukturën ushtarake ukrainase, sistemet e mbrojtjes ajrore, fushat ajrore dhe forcat ajrore”, thuhet në deklaratë.

Kina i ka thelluar raportet me Rusinë viteve të fundit dhe këto dy fuqi shpesh mbajnë qëndrime të njëjta kundër politikave perëndimore.

(Kosova Sot Online)