Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 11:16
Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas sulmeve në  territorin ukrainas, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp, raporton BBC

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacion special ushtarak në Donbas, në lindje të Ukrainës.

Ai iu drejtua kombit në kanalin televiziv në orët e para të mëngjesit, duke rikujtuar se të ashtuquajturat qeveri separatiste në Ukrainën lindore kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia.

Por sipas Putin, qëllimi i operacionit është mbrojtja e njerëzve që u janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për 8 vite.

(Kosova Sot Online)