Johnson: Pushtimi rus i Ukrainës është një katastrofë për kontinentin

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 11:30
Johnson: Pushtimi rus i Ukrainës është një katastrofë për kontinentin

Pushtimi rus i Ukrainës “është një katastrofë për kontinentin tonë”, ka shkruar në Twitter kryeministri Boris Johnson.

Ai bëri të ditur se për pushtimin e Ukrainës do të flas me liderët e tjerë të G7 më vonë.

Johnson pritet të shpall sanksione të reja kundër Rusisë pas diskutimeve urgjente të Cobra-s me ministrat këtë mëngjes.

(Kosova Sot Online)