Njoftimi i fundit nga Zyra e Presidentit të Ukrainës: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 11:41
Njoftimi i fundit nga Zyra e Presidentit të Ukrainës: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka miratuar të gjitha vendimet e nevojshme për të mbrojtur vendin. Zyra e Presidentit të Ukrainës njofton se Forcat e Armatosura po i rezistojnë në mënyrë aktive trupave të Federatës Ruse, të cilat kryen një sulm të pabesë ndaj Ukrainës. Kjo u bë e ditur nga këshilltari i shefit të zyrës së Presidentit, Mykhailo Podoliak në një konferencë në qendrën e shtypit të Zyrës së Presidentit.

“Në orën 5 të mëngjesit, Putin në fakt i shpalli luftë Ukrainës. Ai e bëri këtë pa asnjë arsye. Nuk kishte asnjë arsye për t’i shpallur luftë Ukrainës në mënyrë të njëanshme. Vetëm arsye të rreme të përdorura nga propaganda ruse,” tha ai.

Sipas Mykhailo Podoliak, trupat ruse duke përdorur sisteme artilerie filluan të bombardojnë infrastrukturën ushtarake në territorin e Ukrainës, aeroportet, magazinat dhe objektet ushtarake të ushtrisë ukrainase. Pas kësaj, operacionet tokësore të forcave të armatosura ruse filluan pjesërisht duke shkelur kufirin shtetëror të Ukrainës në disa rajone.

“Forcat e Armatosura janë gati. Presidenti po punon. Ai drejton vendin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, të cilët tani po ndërmarrin hapa ndërkombëtarisht për të ndëshkuar Federatën Ruse për agresionin ushtarak në shkallë të plotë që ka kryer,” tha ai.

(Kosova Sot Online)