Ky është çifti nga Lipjani që humbi jetën mbrëmë në Mazgit

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 11:51
Ky është çifti nga Lipjani që humbi jetën mbrëmë në Mazgit

Mbrëmë një aksident trafiku ia mori jetën Shpejtim Fazliut dhe bashkëshortes të tij nga Poturovci i Lipjanit.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura në lëvizje në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtim Mazgit-Uglar.

Sipas policisë së Kosovës, në të lënduar janë edhe dy fëmijë që ishin në veturën e viktimave.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Po ashtu lëndime trupore, sipas policisë, ka marrë edhe ngasësi i veturës tjerër.

“Autostrada, Ibrahim Rugova (NN) 23.02.2022 – 22:40. Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)