Sulmi ndaj Ukrainës, sot protestohet para ambasadës ruse në Tiranë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 12:25
Sulmi ndaj Ukrainës, sot protestohet para ambasadës ruse në Tiranë

Sot është thirrur protestë para ambasadës ruse në Tiranë pas vendimit të Putinit për ta sulmuar Ukrainën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, ka ftuar qytetarët që të protestojnë sot në ora 17:30.

“Pas diskutimeve mes shokësh dhe shoqesh, të afërm dhe të njohur, vendosëm që pranë Ambasadës së Rusisë në Tiranë të mbajmë një protestë paqësore kundër pushtimit rus dhe në solidaritet me popullin ukrainas. Pushtimi i Ukrainës përbën agresion ndaj aspiratave të një vendi të pavarur, si dhe një sulm ndaj Europës dhe aspiratave të popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë.  Kjo nuk është një protestë kundër popullit rus, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë gjithashtu të prekur nga kjo tragjedi. Kjo protestë është kundër establishmentit qeverisës diktatorit të Rusisë. Mbi të gjitha, është një tubim për t’u rreshtuar në anën e popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë. Vendndodhja më e përshtatshme për protestën rezulton lulishtja pranë Ambasadës së Rusisë. Orari i propozuar është 17:30”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)