Reporteri i CNN vendos antiplumbin dhe helmetën gjatë transmetimit direkt pas eksplodimeve në Kiev

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 12:53
Reporteri i CNN vendos antiplumbin dhe helmetën gjatë transmetimit direkt pas eksplodimeve në Kiev

Reporteri i CNN, Matthew Chance duke raportuar drejtpërdrejt nga Kievi ka ndaluar për një moment raportimin dhe ka vendosur antiplumbin pas eksplodimeve në kryeqytetin ukrainas.

Gjatë transmetimin direkt, ai ka vendosur antiplumbin dhe ka vazhduar raportimin nga Kievi. Kameramani i CNN poashtu ishte i pajisur me antiplumb dhe helmetë.

Pas vendimit të Putinit për invazion ushtarak ndaj Ukrainës ka reaguar edhe NATO, duke e dënuar fuqishëm sulmin.

Në deklaratë thuhet që Rusia do ta paguajë një çmim të lartë politik dhe ekonomik.

“Ne dënojmë në shkallën më të ashpër të mundshme sulmin tmerrues të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është krejtësisht i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Mendimet tona janë me të gjithë të vrarët dhe të plagosurit dhe me popullin e Ukrainës. Ne gjithashtu dënojmë Bjellorusinë për mundësimin e këtij sulmi. Ne i bëjmë thirrje Rusisë në shkallën më të lartë që të kthehet prapa nga rruga e dhunës dhe agresionit që ka zgjedhur. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre. Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë ekonomik dhe politik. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)