Emrat e dy personave të arrestuar në Han të Elezit, kapja e 83 kg heroine!

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 13:45
Emrat e dy personave të arrestuar në Han të Elezit, kapja e 83 kg heroine!

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh të anti-drogës, dje në terminalin doganor të Hanit të Elezit, me ç’rast ka arrestuar dy persona.

Burime të Indeksonline mësojnë se të prangosuroit nga forcat e rendit janë; Mentor Imami dhe Lorik Tigani.

Kujtojmë se Policia ka kapur 83.5 kilogram heroine.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve. Sipas prokurorisë dorga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim dhe bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë. 

(Kosova Sot Online)