Macron: Sulmi rus ndaj Ukrainës ‘pikë kthese’ në historinë evropiane

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 14:12
Macron: Sulmi rus ndaj Ukrainës ‘pikë kthese’ në historinë evropiane

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se sulmi rus ndaj Ukrainës është një “pikë kthese” në historinë europiane, shkruan BBC

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai  tha se veprimet e Rusisë do të kenë pasoja afatgjata dhe të mëdha për kontinentin.

Franca gjithashtu tha se Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake.

“Franca solidarizohet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai

(Kosova Sot Online)