Ish-ministrja e Merkelit për ngjarjet në Ukrainë: Është dështim i yni historik

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 14:22
Ish-ministrja e Merkelit për ngjarjet në Ukrainë: Është dështim i yni historik

Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka thënë se ndjehet shumë e zemëruar me veten për dështimin historik të Perëndimit përballë Rusisë.

Karrenbauer thotë se një zemërim i tillë rrjedh si pasojë e faktit se s’ishte përgatitur asgjë që do ta kishte frenuar Putinin, edhe përkundër asaj se çfarë kishte bërë Rusia me Gjeorgjinë, Krimenë dhe Donbasin.

“Jam shumë e zemëruar me veten për dështimin tonë historik. Pas Gjeorgjisë, Krimesë dhe Donbasit, ne nuk kemi përgatitur asgjë që do ta kishte frenuar vërtet Putinin”, ka shkruar politikania gjermane.

(Kosova Sot Online)