Qytetarët serbë në Beograd thonë se Rusia s’e ka sulmuar Ukrainën por po e mbron veten

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 14:59
Qytetarët serbë në Beograd thonë se Rusia s’e ka sulmuar Ukrainën por po e mbron veten

Qytetarët serbë thonë se Rusia s’e ka sulmuar Ukrainën pasi po e mbron veten. Televizioni serb N1 ka pyetur qytetarët në Beograd pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Disa nga ta kanë deklaruar se Rusia s’e ka sulmuar Ukrainën por po provon të mbrojë popullin e vet.

“Nuk e di se Rusia e ka sulmuar Ukrainën. Jo s’e ka sulmuar, po provon t’i mbrojë popullin e vet”, ka deklaruar një qytetar.

Të pyetur nëse janë të shqetësuar se pushtimi mund të eskalojë në krizë globale ata janë përgjigjur se s’do të ketë konflikt global.

“Nuk do të ketë konflikt global. Mendoj se Rusia po e mbron territorin e saj. Ato janë ish-territore të Rusisë dhe tani po kthehen aty ku e kanë vendin”, ka deklaruar një qytetar tjetër.

Vladimir Putin ka autorizuar ushtrinë ruse që të fillojë një sulm të gjerë mbi Ukrainë mëngjesin e sotëm.

(Kosova Sot Online)